75 Mall Live Search
12:14 / E Enjte, 09 Mars 2023 / MSH

Musliu: Në Kosovë nuk ka “femicid” – Haxhiu: Mohimi i inkurajon kriminelët

Deputetja nga Partia Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, janë përplasur për deklaratën e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejzës, e cila e ka përdorur termin “femicid” për dhunën ndaj grave që po ndodh në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Sipas Musliut, në Kosovë nuk ka femicid, por ka dhunë ndaj grave e cila duhet të ndëshkohet me ligj.

“Ju lutem kujt po i konvenon që shoqëria kosovare të konsiderohet si shoqëri femicide. Ka që vriten gra dhe burra, por nuk guxojmë në parlament ta quajmë femicid”.

“Duhet të jemi të kujdesshëm sepse shkruhen raporte për atë çka thuhet në kuvend. Në Kosovë nuk ka femicid, ka dhunë ndaj grave. Të jemi të kujdesshëm sepse fjala publike ka peshë”.

Por për këtë reagoi ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Ajo tha se deklarata e Musliut nxit më shumë dhunën ndaj grave.