Musliu: Niveli profesional i prokurorëve dhe gjyqtarëve është skandaloz
Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) në emisionin “Click” ka folur për gjyqësorin dhe prokurorinë e vendit.
Musliu tha se niveli profesional i tyre është skandaloz, duke thënë se më shqetësuese është se një numër i madh i gjyqtarëve dhe prokurorëve janë në mungesë të integritetit për shkak se siç tha ai janë deleguar në këto pozita nga politika.
“Këta prokurorë jo formalisht përgjigjen për me çel e me mshel raste sikur në pazar kur blen speca”, tha Musliu, duke mos i përfshirë të gjithë.