75 Mall Live Search
18:44 / E Enjte, 20 Nëntor 2025 / Z S

Musliu-Osmanit: E nxore sheshit që je kokë e këmbë nën urdhërat e Dejonës

Presidentja Vjosa Osmani ka caktuar 28 dhjetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Lidhur me vendimin e Presidentes Osmani ka reaguar edhe deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.

Ajo ka thënë se sot Presidentja Osmani e nxori sheshit se është kokë e këmbë nën urdhërat e Dejona Mihali.

Postimi i plotë:

Vazhdimisht kemi pasur të drejtë.

Sot përfundimisht e nxore sheshit që je këmbë e kokë nën urdhërat e Dejones. Presidente e Dejones.