Musliu për bashkëpartiaken e saj: Je deputetja më e përgatitur në diplomaci

Deputetja nga PDK-ja Ganimete Musliu i ka dalë në mbrotje bashkëpartiakes së saj Ariana Musliu-Shoshi, e cila ka thënë se është sulmuar sot nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi gjatë raportimit ne komisionin për punë të jashtme dhe diasporë.
Ky është postimi i plotë i Ganimete Musliut:
Pushteti ka filluar të bëhet i rrezikshem e agresiv.
“Në mungesë të rezultateve dhe si pasojë e deshtimeve kanë filluar të sulmojnë deputetet e Kuvendit të Kosovës.Një sulm të ligë e të papranueshem e përjetoj edhe Ariana Musliu Shoshi sot në Komisionin Parlamentar kur po e ballafaqonte me argumente Besnik Bislimin.Ariana Musliu je deputetja me e pergatitur dhe me e zëshme në fushen e Diplomacisë, Dialogut dhe Mardhënjeve Ndërkombëtare! Vazho me kokën lart”.