Musliu për protestat e paralajmëruar: Ku ishit plotë 23 vite, kur s’kishim nga 12 e më shumë orë energji elektrike!

Gazetari i njohur, Fahri Musliu ka komentuar paralajmërimet e fundit për protestë ndaj shtrenjtimit të rrymës në Republikën e Kosovës.
Ai ka shtruar një pyetje se ku ishin këta aktivistë plotë 23 vjet, madje edhe në kohën kur nuk kishim nga 12 e më shumë orë energji.
“Pse nuk keni organizuar asnjë protestë (ndonjë e tillë ka dështuar) për shumë të këqia që i kanë ndodhur shoqërisë dhe vendit në periudhën e shkuar”, ka shkruar ai.
Postim i plotë: a
Të ashtuquajturit aktivist të shoqëri civile (?) po paralajmërojnë protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.
Kam një pyetje për këta aktivistë: ku ishit plotë 23 vjet madje edhe në kohën kur nuk kishim nga 12 e më shumë orë orë energji. Pse nuk keni organizuar asnjë protestë (ndonjë e tillë ka dështuar) për shumë të këqia që i kanë ndodhur shoqërisë dhe vendit në periudhën e shkuar. Dhe pse nuk e keni përmbushur obligimin dhe misionin tuaj për “aktivizëm qytetar” dhe vullnetarizëm, që kanë munguar gati në tërësi, sepse e keni kultivuar oportunizmin dhe indiferencën.
Edhe tash nuk jeni të sinqert ose e keni për interes të caktuar e jo për interesin e popullatës, ashtu siç po reagojnë partitë opozitare. Problem i qytetarëve nuk është vetëm energjia elektrike janë shumë halle e telashe tjera prandaj edhe nuk mund të ketë reagime selektive .
P. S. Jam apartiak dhe gjithmonë kritikë i çdo pushteti, sepse pushtetet nuk duhet të lavdërohet për punën e vet. Prandaj edhe ky qëndrim nuk ka të bëj me qeverinë por me parimet.
Ndalohet çdo koment fyes.