Musliu-Shoshi: Albinit 150€ as karburant për xhipat e zi s’i mjaftojnë në muaj, por për policët thotë që nuk janë pak !

Deputetja e PDK-së Ariana Musliu-Shoshi, nuk i ka kursyer kritikat në adresë të kryeministrit Albin Kurti, sa i përket kërkesave të policisë së Kosovës.
Musliu-Shoshi ka thënë se është shqetësuese se si Kurti po e trajton çështjen e policëve, të cilët i janë drejtuar me kërkesat e tyre.
“Është shqetësuese kur kryeministri thotë se 150 euro mjaftojnë për ta. 150 euro as karburant kryeministrit nuk i dalin brenda muajit. Prandaj është jashtëzakonisht ofenduese nëse ti si kryeministër i drejtohesh dhe iu thua se 150 euro mjaftojnë “, ka thënë Musliu-Shoshi.
“Deklarimi i Kurtit, është marre të thuash që 150 euro janë të mjaftueshme. Për kënd je duke thënë për ata të cilët janë në rrezik më shumë se çdo person, e çdo zyrtarë politik në këtë vend. Puna e tyre është me rrezik. Vetëm atëherë kur kemi humbje të jetës së policëve, postojmë fotografi e statuse. Por s’ka vendime konkrete që t’i mbështesim, sepse kushtet e tyre janë pothujase të mjerueshme. Përveç pagës së ulët dhe shtesës , deri tek rrobat e pajisjet që I kanë me afat të skaduar, këto janë probleme esenciale, shujtate tyre e gjithcka është shqetësuese”, tha ajo.