75 Mall Live Search
17:43 / E Mërkurë, 03 Dhjetor 2025 / S Z

Deklarata e Liza Gashit për mirëqenien financiare nxit reagimin e Musliu-Shoshit: Paret i ke ti, jo qytetarët

Zëvendësministrja në detyrë e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, ka thënë se qytetarët e Kosovës  kanë më shumë para tani se sa para 10 viteve.

E lidhur me këtë ka reaguar deputetja e PDK-së Ariana Musliu- Shoshi, sipas së cilës deklaratat e tilla janë tallje me qytetarët, të cilët po përballen me çmime të larta e ikje masive të të rinjëve..

Ndërsa ka thënë se Liza Gashi ka para, jo qytetarët. Shoshi ndër të tjera ka deklaruar se duhet më pak propagandë, e më shumë përgjegjësi ndaj qytetarëve.

“Paret i ke ti, jo qytetar se ja ke vjedhë! E njëjta zyrtare që sot flet për mirëqenie, si zv.ministre ua jepte tenderët Germin-it, organizatës ku vetë kishte qenë drejtuese. Kjo s’quhet konflikt interesi, kjo është hajni e pastër.  Mjaft u tallët me realitetin e familjeve që përballen me çmime të larta e me ikjen masive të të rinjve. Më pak propagandë. Më shumë përgjegjësi ndaj qytetarëve”, ka thënë Musliu-Shoshi.

.