Musliu-Shoshi: 10 pjesëtarë të FSK-së u dorëhiqen për një muaj, ja ku e keni sjell vendin

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë se dhjetë pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë dhënë dorëheqjet në tetor.
“Dhjetë pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë dhënë dorëheqjet nga FSK-ja vetëm në muajin tetor. Pra merreni mend, dhjetë pjesëtarë të FSK-së. Ja ku e keni sjell vendin”, tha ajo në seancën e kuvendit.