Musliu-Shoshi akuzon Qeverinë për linçim: Kërkoni mbështetjen dhe akuzoni për dështimet e juaja

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi e ka akuzuar pushtetin për linçim ndaj opozitës.
Sipas saj, Qeveria po kërkon mbështetjen e tyre, por më pas të njëjtit tentojnë ta linçojnë opozitën.
“Kjo qeveri linçon opozitën, akuzon për secilin dështim të vetin, dhe në fund e kërkon mbështetjen për të dalë nga gropat të cilat i hap vetë” shkruan Musliu-Shoshi në reagim./Indeksonline/