75 Mall Live Search
15:57 / E Enjte, 11 Korrik 2024 / A. M.

Musliu-Shoshi: Albini dëshiron të jetë një Hugo Çavez, por në kohë dhe vend të gabuar!

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka deklaruar se qeveria Kurti sot me aprovimin e ligjit të KPM-së ka dëshmuar se qëllimi është të vendosen themelet e sistemit autoritar dhe të fundoset demokracia!

“Qeveritë me prirje autoritariane, siç është qeverisja e Kurtit, sulmin e parë e drejtojnë kundër institucioneve demokratike. Tentimi është pikërisht vullneti për t’i kufizuar liritë civile të gjithë zërave kritik, e në veçanti MEDIAN”, ka shkruar ajo.