Musliu-Shoshi: Asnjë përpjekje s’do të mundet ta shkruajë historinë e lavdishme të popullit tonë

Nga Partia Demokratike e Kosovës sot kanë bërë homazhe në Prekaz, ndërsa kandidatja për deputete nga kjo parti, Ariana Musliu-Shoshi, tha se Pavarësia e Kosovës është rezultat i përpjekjes dhe luftës sonë të drejtë çlirimtare, shkruan Indeksonline.
Ajo tha se asnjë përpjekje e brendshme edhe e jashtme s’do të mundet ta shkruajë historinë e lavdishme të popullit tonë.
Postimi i plotë:
Pavarësia e Kosovës është rezultat i përpjekjes dhe luftës sonë të drejtë çlirimtare. 13 vjet të pavarësisë e çdo arritje e ditëve të sotme, nuk do të ishte e mundur, pa sakrificën e popullit shqiptar, pa luftën e ushtarëve të UÇK-së, pa ndihmën e NATO-s, pa ndihmën e SHBA-së e të BE-së. Askush nuk mundet t’i mohojë këto fakte. Ato do të vazhdojnë të qëndrojnë lart e thellë në kujtesën tonë. Asnjë përpjekje e brendshme edhe e jashtme s’do të mund ta shkruajë historinë e lavdishme të popullit tonë.
Kjo lidhje e shenjtë fillon këtu ku gjendemi sot, në Prekaz, në vendin e komandantit legjendar e të familjes së tij. Duke e nderuar e lartësuar jetën dhe veprën e tyre. Duke i kujtuar bashkëluftëtarët e tyre, të cilët po e mbrojnë luftën e drejtë të UÇK-së për mëvehtësi. Kjo sfidë është e lehtë dhe e kapërcyeshme.
E ne, do të qëndrojmë të bashkuar për Kosovën, sepse atë e presim shumë sfida të tjera, për të cilat duhet kontribut i madh nga të gjithë ne.
Urime të gjithë qytetarëve Pavarësia e Kosovës!