75 Mall Live Search
18:01 / E Martë, 28 Korrik 2020 / indeksADMonline

Musliu-Shoshi: Çdo mbledhje po degradon shkaku i Fitore Pacollit, janë kamerat e Kuvendit aty mund të sqarohet gjithçka

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi është deklaruar lidhur me mbledhjen e sotme të Komisionit për Punë të Jashtme dhe situtatën e krijuar aty.

Musliu-Shoshi tha se si në çdo mbledhje të Komisionit për Punë të Jashtme është duke degraduar gjuha parlamentare.

Ajo theksoi se mbledhjet po degradojnë edhe më tepër për fajin e deputetes Pacolli.

“Çdo mbledhje e komisonit për Punë të Jashtme është duke degraduar më shumë për fajin e deputetes Pacolli, sepse është që e cila cdo mbledhje e bënë thuajse të pamundur për ne që të jkapin kontrobiutin për cka jemi të thirrur në atë komision.Sot ishte ndër mbledhjet më të rëndësishme sepse me atë cfarë raportonte minsitrja e kishte ndarë në dy mbledhje, aty ku tregohet më shumë për planet e minsitrsë dhe kjo e hapur për publikun. Pyetjet ishin të mira dhe kishim interes t’i dëgjojmë, unë pata fatin të marrë përgjgije nga ministrja por të tjerët nuk patën mundësi të bëjnë pyetje sepse përfundoi mbledhja.Gjuha parlamentare ka degraduar edhe sjelljet jashtëzakonisht shumë dhe s’të bëjnë mirë të ndjehesh si deputete, unë mbeta prapa sepse isha duke lexu disa nga dokumentet dhe raportet dhe kur dola e pash që ishte një përplasje, nuk pash ndoshta ka ndodhur më herët janë kamerat e Kuvendit pikërisht aty dhe mund ta sqarojnë edhe me zë”, tha Musliu-Shoshi në Klan Kosova, shkruan Indeksonline.

Tutje ajo theksoi se beson se mund të kenë akses në këto kamera për ta kuptuar të vërtetën.

“E kam parë Fitoren kur ka ardhur ka bërtit, nuk e di cka ka thënë saktësisht dhe e kam parë Gazin me telefon duke incizu. Më pas vazhdova se kisha takim, por s’arrita ta shoh deri në fund.E pash që s’është asgjë rrezik dhe vazhdova, pastaj Gazi dhe Fitorja kanë ardhur më pas. Do të ishte më e rëndësishme që temë diskutimi të ishte raportimi në Komision dhe t’i jepet fokusi në media sepse janë cështje të rëndësishme jo vetëm për ne si deptuet, por janë cështje që kanë të bëjnë me të ardhmen tonë”, shtoi ajo./Indeksonline/