75 Mall Live Search
17:47 / E Shtunë, 21 Qershor 2025 / MSH

Musliu-Shoshi çmon lart vizionin e Memli Krasniqit dhe PDK-së

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka uruar Memli Krasniqin, në rizgjedhjen e tij në krye të partisë.

Vizionin e Krasniqit, Musliu-Shoshi, e vlerësoi si modern dhe besnikëri ndaj vlerave të PDK-së dhe Kosovës.

“Në Konventën e 11-të të PDK-së, bashkë me delegatët dhe kolegët deputetë, me besim dhe përkushtim për rrugëtimin tonë të përbashkët drejt fitores!

Urime Kryetarit Memli Krasniqi për vazhdimin e mandatit me udhëheqje të qartë, vizion modern dhe besnikëri ndaj vlerave të PDK-së dhe Kosovës!”, shkroi Musliu-Shoshi./IndeksOnline/