75 Mall Live Search
23:56 / E Enjte, 15 Dhjetor 2022 / MSH

Musliu-Shoshi e bën për “pesë pare” Fitore Pacollin

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka debatuar me deputeten e LVV-së, Fitore Pacollin, në RTK Prime.

Ajo thotë se është shqetësuese që, përveç Kroacisë, asnjë shtet tjetër nuk ka përkrahur e as duartrokitur “trimërinë” e Kurtit, me aplikimin për anëtarësim në BE.

“A s’ish dashtë të gjtiha shtetet me dalë dhe me thanë “Të lumtë kryeministër, neve na ke mbrapa”. Kjo është shqetësuese” i ka thënë Musliu-Shoshi Pacollit.

Ajo madje i përmendi edhe mungesën e njohjeve të reja, anëtarësimet në organizata ndërkombëtare dhe qëndrimin në sirtar të aplikimit për anëtarësim në Këshill të Evropës.

“Asnjë njohje nuk e ke, asnjë avansim në organizata ndërkombëtare nuk e ke, asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare nuk e ke” tha Musliu-Shoshi.

Ajo tutje i përmendi Pacollit se PDK-ja i ka çelur këto rrugë, për të marrë pjesë në Komisionet ndërkombëtare dhe në Asamblenë e Këshillit të Evropës.