75 Mall Live Search
19:33 / E Premte, 09 Dhjetor 2022 / MSH

Musliu-Shoshi e pyet Kurtin: Sa do të jetë paga minimale me ligjin e ri?

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka pyetur Qeverinë se si është planifikuar ndryshimi i ligjit për paga.

Sipas Musliu-Shoshit, meqë buxheti për paga në vitin 2023 do të rritet për 63.7 milionë euro, a do të ketë kosto financiare për harmonizimin e ligjit për paga.

Musliu-Shoshi i është drejtuar Qeverisë me pyetje se sa do të jetë paga minimale me këtë ligj të ri.

Ajo thotë se po parashtron këto pyetje meqë në projektligj nuk ka vlerë koeficienti.

“Sa do të jetë vlera e koeficientit, z. Kryeministër?” tha ajo.