Musliu-Shoshi e quan Albin Kurtin si rrezik kombëtar

Ariana Musliu-Shoshi e ka quajtur Albin Kurtin si rrezik kombëtar.
Kjo deklaratë e saj vije pasi Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar për një kohë të pacaktuar Dialogun e tyre Strategjik të planifikuar me Kosovën.
“Kurti nuk është më problem politik ai është rrezik kombëtar!
Deklarata e SHBA-së e demaskon plotësisht dështimin e Albin Kurtit.
Ai e ka kthyer Kosovën në vend të pabesueshëm, të izoluar dhe të braktisur nga miqtë tanë më të mëdhenj.
Sa më shpejt të largohet, aq më shpejt Kosova do të kthehet në rrugën e saj me SHBA-në dhe aleatët tanë strategjikë.
Këtë aventurë të Albinit po e paguan populli i Kosovës” shkruan Musliu-Shoshi në njoftim./Indeksonline/