Musliu Shoshi: Falë asambleistëve të PDK-së udhëtimi brenda Komunës së Prishtinës do të jetë falas

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu Shoshi, së bashku me kolegun e saj Abelard Tahihi kanë përdorur si mjet transporti autobusët e Trafik Urban.
Në një postim në rrjetin social Facebook, deputetja Musliu-Shoshi ka thënë se falë propozimit të asamblistëve të PDK-së, udhëtimi brenda Komunës së Prishtinës, do të jetë falas për qytetarët gjatë muajit dhjetor.
“Do të kursejnë qytetarët, do të mbrohet ambienti nga ndotja, dhe do të shkarkohet trafiku i rënduar brenda qytetit. Ne do të jemi gjithmonë në shërbim të interesave të qytetarëve”, ka shkruar Musliu Shoshi”, ka shkruar ndër të tjera deputetja e PDK-së