75 Mall Live Search
16:08 / E Premte, 08 Korrik 2022 / A. M.

Musliu-Shoshi, Gërvallës: Nëse një skandal i tillë do të ndodhte në Gjermani, mbrëmja s’do të zinte si ministre!

ariana musliu shoshi

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka deklaruar se Donika Gërvalla e ka keqpërdorur pozitën si ministre e MPJD-së, asistenten e saj dhe vulën shtetërore për t’ia lëshuar vajzës një certifikatë të praktikës për nevoja të shkollimit në Gjermani. Ndërsa, reagimin për këto abuzime institucionale e kishte sikur të ndonjë tekanjozeje dhe jo të një zëvendëskryeministreje apo ministreje të përgjegjshme.

“Nëse një skandal i tillë do të ndodhte në Gjermani, aty ku ajo është rritur, mbrëmja nuk do e zinte më si ministre. Ndërsa, në Kosovë, ministrja Gërvalla edhe po tallet me përgjegjësinë publike dhe llogaridhënien para qytetarëve.

Çdo ditë po iu qepon diplomatëve, duke e rrënuar politikën e jashtme të ndërtuar me shumë sakrificë plot 14 vjet shtet. Ndërsa, publikimet e skandaleve të saj, po i kategorizon si “qepime” mediale. Si një deputete e opozitës do të duhej të isha e lumtur që një ministre si Donika Gërvalla është në krye të MPJD-së, pasi që është burim i pashtershëm i skandaleve. Por, nuk jam, sepse e ndjej thellësisht përgjegjësinë institucionale dhe ia dua të mirën shtetin tim, prandaj ministrja Gërvalla duhet të lëshojë rrugë dhe ta lirojë vetë pozitën që po e mban, pasi që nuk është për këtë punë”, ka shkruar Shoshi në Facebook.

Ndryshe, kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz, përmes një postimi në Facebook, ka ironizuar për raportimet që po bëhen ndaj saj.

Megjithatë, ministrja e jashtme thotë se s’do të ndalet dhe do të “vazdhojë punën”. “Paska nisur sot edicioni i ri i serlait “Qepimi”. Filmi i njëjtë, vetëm skena ndryshon. Ne vazhdojmë punën”, ka shkruar ajo.  /Indeksonline/