75 Mall Live Search
20:40 / E Martë, 10 Janar 2023 / shkelqim osmanaj

Musliu Shoshi – Gërvallës: Për të dëshmuar se të paktën minimalisht e kupton diplomacinë brenda javës ndërmerri dy veprime

ariana musliu shoshi

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi, përmes një statusi në Facebook, ka thënë se Donika Gërvlla duhet ti ndërmarr dy veprime brenda javës për ta dëshmuar se sado pak e kupton diplomacinë.

Veprimi i parë që Gërvalla duhet ta ndërmarr sipas Musliu Shoshit, është ngrirjen e pozitës së Zotëriut të Parë në  mënyrë që të evitoj konfliktin e interesit ku do t’i pamundësonte Prindon Sadriut që të përzihej në punët e bashkëshortes së tij, Presidentes, Vjosa Osmani-Sadriut.

Kurse Veprimi i dytë të bëj kërkesën për tërheqjen e Martin Berishajt, pasi që sipas saj çdo ditë më tepër që ky person vazhdon të mbetet në pozitën e Ambasadorit është një dëshmi më shumë se ato që shkruhen janë të vërteta dhe se treshja Kurti-Osmani-Gërvalla  janë në dorën e Martin Berishajt dhe jo anasjelltas.

‘’Nëse Gërvalla nuk po arrin të udhëheqë me diplomaci në arenën ndërkombëtare, minimalisht duhet të ketë mundësi të bëj menaxhimin e atyre që i ka direkt në vartësi’’, ka përfunduar reagimin deputetja.

Postimi i plotë:

Për të dëshmuar Donika Gërvalla se të paktën minimalisht e kupton diplomacinë duhet që brenda javës t’i ndërmarrë dy veprime:

1. Ngrirjen e pozitës së Zotëriut të Parë. Në këtë mënyrë do të evitonte konfliktin e interesit dhe do t’i mundësonte Prindon Sadriut që të përzihej edhe më shumë në punët e bashkëshortes së tij, Presidentes sonë, Vjosa Osmani-Sadriut.

2. Të bëj kërkesën për tërheqjen e Martin Berishajt. Çdo ditë më tepër që ky person vazhdon të mbetet në pozitën e Ambasadorit është një dëshmi më shumë se ato që shkruhen janë të vërteta dhe se treshja Kurti-Osmani-Gërvalla  janë në dorën e Martin Berishajt dhe jo anasjelltas.

Nëse Gërvalla NUK po arrin të udhëheqë me diplomaci në arenën ndërkombëtare, minimalisht duhet të ketë mundësi të bëj menaxhimin e atyre që i ka direkt në vartësi. /IndeksOnline/