Musliu – Shoshi: Hoti të raportojë para nisjes në SHBA, vetëm ia kam kujtuar obligimin ligjor të tij

Deputetja nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu – Shoshi, njëherit anëtare e Komisionit për Punë të Jashtme i ka kërkuar kryeministri Avdullah Hoti të raportojë para se ai të niset për bisedime në SHBA.
Ajo ka thënë se ky është obligim ligjor nga ana e kreut të Qeverisë.
“Si anëtare dhe si deputete, është shqetësuese që s’kemi asnjë informatë nga Kabineti i Kryeministrit. Ai duhet të raportojë siç edhe e ka obligim ligjor. Kjo është një kërkesë e imja.
S’kam bisedu me shefin e Grupit Parlamentar, por më e rëndësishme do të ishte një seancë që të informohemi nga kryeministri se sa pushimet.
Unë besoj që deputetët kanë mundësi të kthehen dhe mund të bëhet seanca pa asnjë problem”, ka thënë ajo në Klan Kosova.
Musliu – Shoshi tha se janë ende të një përgjigjeje.
“Kryeministri u zotua se do të raportojë para dhe pas takimit për në Shtëpinë e Bardhë.
Mënyra se si është dërguar ftesa nga Hoti në PDK s’ka qenë ftesë zyrtare, ata janë informuar përmes mediave. Ftesat duhet të dërgohenë në zyrat e partisë dhe atëherë do të ketë përgjigje zyrtare”, ka thënë ndër të tjera deputetja e PDK-së./Indeksonline