Musliu-Shoshi i del në mbështetje deputetes së VV-së: Bogujevci do të triumfojë ndaj bullizmit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, i ka dalur në mbështetje deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevcit, pasi kjo e fundit po merr një numër të marr fyerjesh dhe ofendimesh në rrjete sociale.
Bogujevci është duke u ballafaquar me kritika të ashpra nga opinioni publik që kur deklaroi publikisht që ka mbetur shtatzënë me teknikën IVF, pa një partner.
“Kam vendosur të bëhem një nënë pa burrë” është deklarata që po e “kryqëzon” Bogujevcin.
“Si vajzë e rritur me të gjitha të drejtat, si bashkëshorte e respektuar dhe e përkrahur dhe si Nënë e bekuar, do të jem gjithmonë e zëshme kundër diskriminimit gjinor.
Të angazhohemi të gjithë për një shoqëri të barabartë dhe pa dallim. Saranda ka dëshmuar se ia del në çdo sfidë. Duke e ngritur zërin për të drejtat e Gruas ajo do të triumfojë edhe kundër bullizimit” ka thënë Musliu-Shoshi në deklarimin e saj në mbrojtje të deputetes së VV-së.