Musliu-Shoshi i kërkon Shefit të BE-së, që Serbia ta ndryshojë Kushtetutën

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka adresuar disa pyetje drejt shefit të Zyrës së Bashkimit Evropian Tomáš Szunyog.
Shoshi e ka pyetu atë se pse i dërguari i Bashkimit Evropian për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, po përdor standard të dyfishtë për këtë proces, shkruan Arbresh.info.
Ajo ka thënë se ndryshme kushtetuese duhet t’i kërkohen Serbisë e jo Kosovës.
Në përgjigjen e tij ai ka thënë se deklaratat e Lajçakut janë keqkuptuar dhe se nuk iu ka referuar marrëveshjes për Asociacionin…
Por ka thënë se marrëveshjet ndërkombëtare janë obligative, pasi ne Kosovën dhe Serbinë e trajtojmë si partnere të barabartë.
Deklarata e tij mund të jenë keqkuptuar ka thënë ai në komision para deputetëve.
Ndryshe, Komisioni për Integrim Evropian është takuar me me shefin e Zyrës dhe përfaqësuesin special të BE-së në Kosovës, Tomáš Szunyog në lidhje me raportin për Kosovën 2020 të publikuar nga Komisioni Evropian.