Musliu-Shoshi i nxjerr në pah “zhvatjet” e Gërvallës, mbi 86 mijë euro vetëm një udhëtim i saj në SHBA

Deputetja Ariana Musliu-Shoshi ka nxjerrë në pah shpenzimet enorme të ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, të bëra gjatë një udhëtimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në një postim në Facebook, Musliu-Shoshi ka shpërndarë shpenzimet e Gërvallës dhe kabinetit të saj në një udhëtim të vetëm, të publikuara nga “Demokracia”, e që janë 86 mijë e 512 euro, shkruan IndeksOnline.
Sipas Musliu-Shoshit, në këto shpenzime nuk janë të përfshira edhe ato të kryeministrit Kurti, me kabinetin e tij.
“Ende s’keni parë gjë! Jeni të vjedhur e të mashtruar”, shkroi Musliu-Shoshi.
Ky është postimi i plotë i saj:
86 MIJË e 512 EURO veç një udhëtim në SHBA për Donikën me zëvendësen e saj dhe stafin! Këtu NUK janë përfshi edhe shpenzimet e Albinit dhe stafit të tij.
Ende s’keni parë gjë!
Jeni të VJEDHUR e të MASHTRUAR!
