Musliu-Shoshi i reagon Gërvallës: Republika lartësohet duke e respektuar e jo duke e nëpërkëmbur sa herë që kërkon Serbia

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi ka hedhur akuza të ashpra në drejtim të ministers së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvallës.
Musliu-Shoshi ka deklaruar se Gërvalla në takimin e sotëm të WB6 nuk ka folur fare për mbajtjen në burgjet e Serbisë të kosovarit Nezir Mehmetajt e as për varrezat e të zhdukurit. E as për gratë e dhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë.
“Poashtu, shohim se si e ke shmange stemen e MPJD-se dhe Republikes së Kosovës – për shkak të kërcënimit të Serbisë. Këto sjellje janë të paprecedent, dhe në kundërshtim me të gjitha vlerat që keni promovuar para ardhjes në pushtet”, ka pyetur Shoshi.
Ky është postimi i plotë i Musliu-Shoshit:
Znj.Ministre, para se me fol per tregun rajonal ne takimin e sotem te ËB6 Procesit te Berlinit, a fole najsen qysh kriminelt e Serbise jane ne detyra zyrtare, e Nezir Mehmetaj ende mbahet ne burg padrejtesisht? A fole per varrezat, per te zhdukurit, per grate e dhunume? Apo keto nuk ishin tema me rendesi per ju?!
Poashtu, shohim se si e ke shmange stemen e MPJD-se dhe Republikes se Kosoves – per shkak te kercenimit te Serbise. Keto sjellje jane te paprecedent, dhe ne kundershtim me te gjitha vlerat qe keni promovuar para ardhjes ne pushtet.
Republika lartesohet duke e respektuar, e jo duke e neperkembur sa here kerkon Serbia!