Musliu – Shoshi i reagon Kurtit: Katër vite i harroi, e sot Albini përpiqet t’i blejë me nga 100 euro!
Zyra e kryeministrit të detyrë, Albin Kurti gjatë ditë përmes sms-ve i ka njoftuar studentët se janë kualifikuar si përfitues të shumës së njëhershme prej 100 eurove.
“Te dashur studentë, Me lejoni te ju uroj vitin e ri akademik me lajmin e mire se ju jeni kualifikuar si përfitues te shtesës se njëhershme prej 100 EUR Me qeverinë tonë, studentët gjithmonë do të kenë mbështetjen e shtetit. I juaji, Albin Kurti Kryeministër ne detyre i Republikës se Kosovës”, thuhet në sms qe zyra e Kurti ju ka dërguar studetëve.
I mënjëherëshëm ka qenë reagimi i deputetës së PDK-së, Ariana Musliu – Shoshi, raporton IndeksOnlnie.
Përmes një postimi në Facebook, Muslia – Shoshi ka akuzuar Kurtin se për katër vite i harroi studentët, ndërsa sot po përpiqet t’i blejë me nga 100 euro.
“Katër vite i harroi, e sot Albini përpiqet t’i blejë me nga 100 euro!
Por rinia jonë nuk shitet e as blihet, por ngrihet për dinjitet, për mundësi dhe për të ardhmen e saj!”, ka shkruar deputetja Musliu-Shoshi. /IndeksOnline/

