75 Mall Live Search
23:21 / E Martë, 18 Tetor 2022 / shkelqim osmanaj

Musliu-Shoshi i reagon Pecit: Po e gënjen opinionin publik!

Deputetja nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi, i ka reaguar Faton Pecit pas deklaratave të tij të fundit.

Ajo ka thënë se Peci po e gënjen opinionin publik pa fije turpi. Duke bërë me dije se Institucionit të MPJD-së, po ia nxjerr në pah paligjshmërinë çdo ditë Këshilli i Pavarur për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil të Kosovës

‘’ Ministri Peci pa fije turpi po e gënjen opinionin publik.  Ai po thotë se konsujt paskan qenë të zgjedhur nëpër oda, por askush nuk krahasohet me skandalet e Prindon Sadriut dhe Martin Berishës.

Peci po thotë që u kthye ligjshmëria në MPJD, por këtij institucioni po ia nxjerr në pah paligjshmërinë çdo ditë Këshilli i Pavarur për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil të Kosovës dhe bazuar në vizitën e Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme, që është zhvilluar javën e kaluar, na është konfirmuar shkelja flagrante e ligjit dhe përtej kësaj edhe shkelja flagrante e të drejtave të njeriut’’, deklaroj deputetja.

Po ashtu theksoj se  MPJD është detyruar ta anuloi edhe konkursin për 32 diplomatë, që e kishin përgatitur për militantët e tyre partiakë.

Duke quajtur MPJD, sinonim i skandalit e i dështimit dhe shkatërruese të imazhit të Republikës së Kosovës

‘’ Madje, MPJD është detyruar ta anuloi edhe konkursin për 32 diplomatë, që e kishin përgatitur për militantët e tyre partiakë.

Përndjekja politike dhe aplikimi i standardeve të dyfishta nga kabineti i Donika Gërvallës është në rend të ditës. Vazhdime të mandateve kemi me dhjetëra raste. Kemi me dhjetëra e dhjetëra pozita vakante nëpër misionet tona diplomatike dhe konsullore.

Dhe më e rënda, kemi shkatërrim të imazhit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës. MPJD është sinonim i skandalit dhe i dështimit. Faktet flasin një gjuhë tjetër’’, shkruajti Musliu-Shoshi në Facebook./IndeksOnline/