75 Mall Live Search
15:13 / E Hënë, 01 Dhjetor 2025 / b l

Musliu-Shoshi i reagon VV-së: Paskan mbet keq tash edhe votat e mërgatës me i dërgu në sallat e ahengjeve të veta

Ariana Musliu-Shoshi nga Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas kërkesës së Vetëvendosjes për të votuar edhe jashtë ambasadave dhe përfaqësive diplomatike.

Musliu-Shoshi në Facebook ka ironizuar duke thënë se paskan mbet keq tash edhe votat e mërgatës më i dërgu edhe në sallat e ahengjeve të veta.

“Veç një gjë e kanë harru: ajo loja e vjetër e fabrikimit të votave dhe futjes së tyre kontrabandë nuk funksionon më. Koha ka ndryshuar. Mërgata do të votojë fuqishëm, si gjithmonë: kush vjen në Kosovë, kush shkon në ambasada e konsullata, e kush voton me postë”, ka shkruar ndër të tjera ajo.