75 Mall Live Search
12:42 / E Hënë, 27 Shkurt 2023 / shkelqim osmanaj

Musliu-Shoshi ironizon me Kurtin: Veç me 1 këmishë në Bruksel pa marrëveshje finale, pa njohje nga Serbia!

ariana musliu shoshi

Deputetja nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi, përmes një fotoje të publikuar në Facebook, ka ironizuar kryeministrin Albin Kurti, për takimin që pritet të mbahet sot në Bruksel.

Musliu-Shoshi ndër tjerash, ka shkruar për Kryeministrin e vendit: Veç me 1 këmishë në Bruksel pa marrëveshje finale, pa njohje nga Serbia!

Takimi mes Kurtit dhe Vuciqit pritet të mbahet sot nga ora 15:00, në Bruksel. /IndeksOnline/