75 Mall Live Search
15:20 / E Premte, 17 Janar 2025 / L K

Musliu-Shoshi: Ka qenë nder të jem përfaqësuese e popullit, vazhdojmë për të bërë Kosovën më mirë

Ariana Musliu-Shoshi po vazhdon me sukses synimin e radhës, një mandat të ri në parlament. Deputetja e zëshme e PDK-së e ka quajtur si nder e përgjegjësi përfaqëesimin e popullit për katër vite.

Me përkushtimin e njëjt, Musli-Shoshi me numrin 18 në listë synon një mandat të radhës.

“Të jem përfaqësuese e popullit për katër vite në Kuvendin e Kosovës ka qenë një nder i madh dhe një përgjegjësi e jashtëzakonshme. Me përkushtim, vendosmëri dhe dashuri të pakushtëzuar për vendin tim, jam përpjekur ta përmbush këtë detyrë me dinjitet. Me të njëjtin përkushtim do të vazhdoj gjithmonë, për të bërë Kosovën më mirë” shkruan Musliu-Shoshi.