Musliu-Shoshi kërkon nga ministrja Haradinaj detaje për aplikimin në Këshillin e Evropës

Anëtarja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Ariana Musliu-Shoshi ka kërkuar nga ministrja Haradinaj më shumë detaje lidhur me aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Kërkoj të dijë më shumë nga ministrja lidhur me aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Kjo pasi që 2/3 te shteteve anëtare të cilat janë pjesë e Këshillit të Evropës e njohin shtetin e Kosovës. Kjo shumicë e klasifikuar është kriteri i domosdoshëm që të votohet anëtarësimi i Kosovës në KiE. Pra, Kosova njihet nga 34 prej 47 shteteve anëtare. Poashtu, Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret e tjera diplomatike me shtetet anëtare” ka thënë në mbledhje të komisionit Musliu-Shoshi.
Poashtu, deputetja e PDK-së ka kërkuar që të ketë një strategji diplomatike lidhur me mosnjohjen e pesë vendeve të BE-së (Greqëisë, Rumanisë, Qipros, Sllovakisë e Spanjës), pasiqë tani nuk është Ministria e Integrimeve Evropiane./Indeksonline/