75 Mall Live Search
09:37 / E Mërkurë, 26 Gusht 2020 / indeksADMonline

Musliu-Shoshi kërkon që Hoti të raportojë në Kuvend, para takimit të 4 shtatorit në SHBA

Ndonëse ishte paralajmëruar takimi midis liderëve të shtetit të Kosovës dhe atyre serbë në Washington për 2 shtator, ky takim është shtyrë, për dy ditë më vonë, më 4 shtator, ndërsa deputetët po kërkojnë që paraprakisht kryeministri Avduallah Hoti të raportojë para tyre për atë që do të diskutohet atje, transmeton IndeksOnline.

Një kërkesë të tillë e ka bërë deputetja nga radhët e PDK-së Ariana Musliu Shoshi, e cila i ka kërkuar Hotit që t’i njoftojë deputetët, duke pasur parasysh se Kosova është demokraci parlamentare dhe se informimi i tyre si deputetët është i rëndësishëm për këtë takim.

“Republika e Kosovës është demokraci parlamentare e përcaktuar me nenin 4 të Kushtetutës. Pikërisht për këtë arsye për ne si deputetë është i rëndësishëm informacioni për këtë takim, sepse cilido diskutim, cilado marrëveshje në fund duhet ta marrë miratimin tonë”, ka shkruar Musliu- Shoshi në Facebook.

Postimi i i plotë i saj: