75 Mall Live Search
14:15 / E Mërkurë, 13 Maj 2020 / indeksADMonline

Musliu-Shoshi kërkon që punëtorët e mirëmbajtjes të futen në pakon emergjente

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti lëviz me veturë rrugëve të Prishtinës dhe Kosovës, të cilat mirëmbahen nga qindra punëtorë të ndershëm të mirëmbajtjes.

Por sipas saj, Kurti dhe qeveria e udhëhequr nga ai nuk i përfshiu në pakon emergjente për mbështetje financiare, transmeton Indeksonline.

Musliu-Shoshi shtoi se këta punëtorë bëjnë punë me rrezikshmëri të lartë gjatë kësaj pandemie, dhe nuk dashur të mbesin jashtë pakos emergjente.

Postimi i plotë:

Kryeministri në detyrë lëviz me veturë rrugëve të Prishtinës dhe Kosovës, të cilat i mirëmbajnë qindra punëtorë të ndershëm të mirëmbajtjes. Por z. Kurti dhe qeveria e udhëhequr nga ai nuk i përfshiu në pakon emergjente për mbështetje financiare. Këta punëtorë bëjnë punë me rrezikshmëri të lartë gjatë kësaj pandemie, dhe nuk është dashur të mbesin jashtë pakos emergjente.

Për këtë arsye, protestën e sotme të tyre e mbështes dhe i kërkoj qeverisë që sa më parë t’i përfshijë në pakon emergjente.