75 Mall Live Search
13:57 / E Mërkurë, 11 Mars 2020 / indeksADMonline

Musliu-Shoshi, Konjufcës: A do të aplikoni për anëtarësim në KE?

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, i ka parashtruar disa pyetje ministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, në Komisionin për punë të jashtme në Kuvendin e Kosovës.

Musliu-Shoshi i parashtroi një pyetje kryediplomatit rreth përpjekjeve të Kosovës për anëtarësim në KE. Ajo përmendi faktin se ndikimi rus është shtrirë në të madhe në rajon.

“Çfarë pozicioni do të keni për anëtarësimi në Këshillin e Evropës pasi e dimë se 2/3 e këtyre shteteve na kanë njohur. Ku është arsyeja se pse ne nuk po aplikojmë duke e ditë se kjo është një pengesë edhe për Kuvendin e Kosovës. E them se prania ruse është shumë e madhe. Kur do ta merrni hapin e parë”, u shpreh deputetja e PDK-së.

Po ashtu, ajo e pyeti edhe rreth koordinimit të saj  me krerët e institucioneve, duke përfshirë presidentin e Republikës, Hashim Thaçin.

“Jam e vetëdijshme që je takuar me kryeministrin. A jeni takuar me presidentin dhe a jeni koordinuar për politikën e jashtme”, ishte pyetja e saj. /Indeksonline/