75 Mall Live Search
20:48 / E Premte, 25 Shkurt 2022 / MSH

Musliu-Shoshi: Kosova të mos tregohet bllokuese në dialog

Në seancën e stome të Kuvendit, deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë se zvarritja e procesit të dialogut e ka vetëm një përfituese, dhe ajo është Serbia.

Ajo ka fajësuar Qeverinë, duke thënë se edhe atëherë kur ishte në opozitë, ka bllokuar këtë proces.

“Kosova duhet të tregohet konstruktive në procesin e dialogut dhe aspak bllokuese. Institucionet tona duhet të fillojnë sa më parë punën që të arrijnë një marrëveshje dypalëshe, ligjërisht të obligueshme me njohje të ndërsjellë” ka thënë Musliu-Shoshi.

Tutje, ajo ka shtuar se partia pushtetare duhet të ratifikojë dhe implementojë marrëveshjet që janë arritur deri më sot mes dy shteteve.

“Por, para kësaj, partia në pushtet duhet të ratifikoj dhe implementoj të gjitha marrëveshjet që kemi arritur deri sot. Ndërsa, nevoja për një fushatë lobimi nëpër botë është e domosdoshme në këtë moment, qoftë për njohje qoftë për marrëveshje” ka shtuar deputetja e PDK-së.

Musliu-Shoshi përmendi edhe 33 marrëveshjet në Bruksel të cilat i kanë arritur qeveritë paraprake.