Musliu-Shoshi: Kryeministër, i përfaqësoni të gjithë qytetarët e Kosovës, reflektoni në buxhet për mirëqenien e të gjithëve!

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi i ka bërë thirrje kryeminsitrit të vendit, Albin Kurti, që të refelktojë në ndarjen e buxhetit të shtetit.
Ndër të tjera, Musliu-Shoshi ka dhënë tri propozime, mirëpo të njëjtat nuk morën dritën jeshile nga mazhoranca.
“Zotëri kryeministër, ashtu si i përfaqësoni të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës do të ishte mirë që mirëqenia e gjithë qytetarëve të reflektohet në këtë buxhet, pa marrë parasysh zonat elektorale.
Kërkesat që i kam adresuar në këto amandamente janë të drejtpërdrejta të qytetarëve tanë.
Amendamenti i parë ka të bëjë me ndërtimin dhe ndriçimin e rrugës përgjatë lumit Klina, të komunë së Skenderajt. Ka një rëndësi të veçantë sa i përket rritjes së sigurisë, posaçërisht të fëmijëve.
Amendamenti i dytë ka të bëjë me ndërtimin e infrastrukturës së furnizimit me ujë të pijshëm për fshatin Lybeniq të Pejës e cila konsiderohet si nevojë esenciale e jetës e fatkeqësisht në këtë fshat mungon.
Propozim i tretë është për ndërtimin dhe ndriçimin e rrugës për në fshatin Klinë e mesme dhe e poshtme.