75 Mall Live Search
19:37 / E Premte, 28 Korrik 2023 / MSH

Musliu-Shoshi: Kur cenohet media, cenohet demokracia

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka reaguar pas vendimit të MINT për mbylljen e Klan Kosova.

Musliu-Shoshi ka thënë se kur cenohet media, atëherë cenohet demokracia.

Deputetja e PDK-së shton se ky është hapi i parë drejt diktaturës.

“Kur cenohet Media, cenohet demokracia!

Kosova sot e bëri hapin e parë drejt diktaturës.

Klan Kosova ka nevojë për solidaritet masovik, jo

vetëm nga mediat e tjera por nga të gjithë ne.

Sot Klani, nesër ti….., prandaj ngrihu sot kundër diktaturës” ka shkruar ajo në Facebook.