Musliu-Shoshi: Kur kemi qenë ne në udhëheqje asnjëherë s’është vonuar votimi i buxhetit vjetor

Është votuar në lexim të parë projektbuxheti i 2021.
Pasi që deputetja nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi për shkak që ka dalë pozitiv me COVID, s’ishte fizikisht prezente në seancë, ai ka shkruar një status në lidhje me diskutimin e sotëm.
E njëjti ka thënë se kur ka qenë PDK në udhëheqje, asnjëherë s’është vonuar votimi i buxhetit vjetor, pasi që sipas saj buxheti s’është i një grupi politik, por i të gjithëve.
Ky është postimi i saj i plotë:
Në pamundësi të fjalës sime në seancën plenare kur u diskutua buxheti për vitin 2021, më duhet të them se kur qeverisja nuk ka qenë nën drejtimin e PDK-së, Kosova vetëm ka stagnuar. Kur ne kemi qenë në udhëheqje, nuk është vonuar asnjëherë votimi i ligjit më të rëndësishëm të një shteti, buxhetit vjetor.
Sepse, për ne ka qenë dhe është i rëndësishëm qytetari dhe jo rritja e përkohshme elektorale e partisë sonë.
Sepse, buxheti nuk është i një grupi politik i cili momentalisht është në qeverisje. Por, i të gjithëve, andaj duhet pasur kujdes, duke mos e lënë askënd pa pagë, pa pensione, e pa mbështetje financiarë të domosdoshme, e asnjë komunë pa buxhet sepse atyre u duhet t’i planifikojnë që t’i realizojnë projektet e tyre me kohë dhe me profesionalizëm.
PDK do ta votojë buxhetin për vitin 2021, sepse s’do ta lërë asnjë kategori pa mbështetje. Ne i kemi mbështetë qytetarët me vazhdimin e buxhetit në mars të këtij viti, me votimin e buxhetit 2020, i kemi mbështetë me votimin e rimëkëmbjes, e do t’u ndihmojmë edhe tani me votim e buxhetit 2021. Sepse për ne, e rëndësishme është Kosova e jo partia që qeverisë përkohësisht me Kosovën.
Qytetarët, tashmë po e shohin se si vetëm PDK do t’ia kthejë dinjitetin dhe integritetin institucioneve. Këtë mundësi do t’ua lëmë në zgjedhjet që shumë shpejt priten të mbahen.