75 Mall Live Search
00:05 / E Martë, 20 Korrik 2021 / AR

“U takuan, për tu takuar”, Musliu-Shoshi komenton takimin e Kurtit me Vuçiqin në Bruksel

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi e ka komentuar takimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Ajo tha se ata u takuan vetëm për t’u takuar, pa ndonjë rezultat, shkruan Indeksonline.

Ajo u shpreh se Kuri ulet në tavolinë duke i thyer të gjitha parimet e standartet e krijuara vet në opozitë.

Postimi i plotë:

U takuan për të u takuar!

Përfundoj edhe një takim i Kurtit me Vucicin e edhe një më herët i z. Bislimi me përfaqësuesit e Serbisë me:

❌rezultat, ❌transparencë, ❌llogari në Kuvend

❌në Komision për Punë të Jashtme, përkundrazi Kryetari i këtij komisioni në vend që të mbaj qeverinë në llogaridhënje, z. Haki Abazi e shkel rregulloren e Kuvendit dhe nuk mban asnjë takim për më shumë se një muaj!

Pra, Kryeministri ulet në tavolinë duke i thyer të gjitha parimet e standartet e krijuara vet në opozitë. Sot, qëndron prapa të gjitha atyre vendimeve që të gjithë përfaqësuesit i kanë thënë më heret dhe kanë qëndruar fuqishëm në mbrojtjen e këtij vendi.

Të vërtetohet ky fakt mjafton të lexohen vendimet e rezolutat e miratuara në Kuvendin e Kosovës ne vitin 2011, 2012:

✅Dialogu dhe rezultatet e tij duhet të jenë në pajtim me sovranitetin e Kosovës, subjektivitetin ndërkombëtar, integritetin territorial dhe rregullimin e brendshëm- rendin unik kushtetues të Kosovës.

✅Proces i lehtësuar nga BE dhe i mbështetur fuqishëm nga SHBA-të.

✅Dialogu do të jetë i përgaditur mirë dhe me agjendë të qartë pa prekuar në asnjë rast sovranitetin e Kosovës, subjetivitetin, integritetin territorial dhe rregullimin e brendshëm kushtetues të Kosovës

✅Kompetencat kushtetuese e ligjore

✅Vendosje e masave përkatëse reciproke ne dialog

✅Raportim në Kuvend para dhe pas cdo takimi në Bruksel