75 Mall Live Search
15:04 / E Enjte, 30 Qershor 2022 / B O

Musliu-Shoshi, Kurtit: Heqja e vizave varet nga lobimi juaj, gafat e korrupsioni nuk të ndihmojnë!

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi e ka sygjeruar kryeministrin Kurti që ministrat e tij t’i japin më “shumë zor” në lobimin për heqjen e vizave të Kosovës.

Musliu-Shoshi ka thënë se gafat e përditshme të Qeverisë nuk e ndihmojnë aspak atë.

“Kryeminister, heqja e vizave varet nga lobimi që bëjnë vartësit e juaj (ministrat) me shtetet individuale, anëtare të BE-së. Gafet e përditshme, korrupsioni, punesimi pa kritere por me favorizime familjare e partiake nuk të ndihmojnë” shkruan deputetja e PDK-së në reagim./Indeksonline/