20:37 / E Enjte, 24 Shkurt 2022 / SH F

Musliu-Shoshi: Lufta në Ukrainë të jetë sinjal për më shumë punë e diplomaci nga MPJ e Kosovës

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musli- Shoshi, ka reaguar lidhur me situatën në Ukrainë, duke thënë se lufta atje duhet të jetë sinjal për më shumë punë e diplomaci nga Ministra e Punëve e Jashtme e Kosovës.

Ajo në një postim në Facebook ka thënë se tani duhet të jemi të unifikuar më shumë se kurrë në politikën e jashtme dhe atë të sigurisë, prandaj, siç ka thëna ajo, pret  që edhe Qeveria e Republikës së Kosovës të shtrijë dorën e bashkëpunimit edhe për opozitën e shoqërinë civile, pasi që në kohëra të tilla, ndasitë duhet të lihen anash dhe ne duhet të jemi unik në qëndrime.

“Andaj, edhe Ministria e Punëve të Jashtme duhet të jetë operacionale në kapacitete të plota, duke trokitur në secilën derë dhe duke lobuar në secilin cep, në mënyrë që të mbledh mbështetje në kryeqendrat e diplomacisë botërore lidhur me zgjidhjen një herë e përgjithmonë të problemeve mes Kosovës dhe Serbisë”.

Postimi i plotë në Facebook:

Situata në Ukrainë, është treguesi më i mirë i brishtësisë së paqes në kontinentin tonë në përgjithësi e në rajonin tonë në veçanti. Dita e sotme na gjeti me një lajm të tmerrshëm të agresionit rus mbi sovranitetin e Ukrainës. Rendi botëror të cilin e njohim, e ka pësuar goditjen më të rëndë që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë.

Ky është një tregues i qartë për të gjithë skenën politike kosovare për seriozitetin me të cilin ne duhet t’i qasemi arritjes së normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Paqja nuk ka alternativë! Ne duhet të jemi të unifikuar më shumë se kurrë në politikën e jashtme dhe atë të sigurisë, prandaj pres që edhe Qeveria e Republikës së Kosovës të shtrijë dorën e bashkëpunimit edhe për opozitën e shoqërinë civile, pasi që në kohëra të tilla, ndasitë duhet të lihen anash dhe ne duhet të jemi unik në qëndrime.

Andaj, edhe Ministria e Punëve të Jashtme duhet të jetë operacionale në kapacitete të plota, duke trokitur në secilën derë dhe duke lobuar në secilin cep, në mënyrë që të mbledh mbështetje në kryeqendrat e diplomacisë botërore lidhur me zgjidhjen një herë e përgjithmonë të problemeve mes Kosovës dhe Serbisë.

Solidarizohem me qytetarët e Ukrainës, në pozitën e të cilëve ne kemi qenë hiq më larg se para 23 vitesh. Padyshim se një ditë – e ajo ditë uroj të jetë shumë e afërt – drejtësia do të triumfoj mbi tiraninë! 🇽🇰🇺🇦