Musliu-Shoshi: Me PDK-në do ringjallet ekonomia, do të krijojmë efekt të menjëhershëm dhe afatgjatë

Sot Partia Demokratike e Kosovës ka prezantur planin e tyre të Rimëkëmbjes në Prishtinë, teksa kandidatja për deputete nga kjo parti, Ariana Musliu-Shoshi ka thënë se plani i Rimëkëmbjes parasheh lehtësimin e gjendjes ekonomike të qytetarëve.
Ajo tha se Prishtina është qyteti që luan rolin kryesor në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik, teksa shtoi se me qeverisjen e PDK-së do të krijohet efekt i menjëhershëm dhe afatgjatë.
Postimi i plotë:
Planin e Rimëkëmbjes e prezantuam me qytetarë të ndershëm e punëtorë në Prishtinë. Masat tona parashohin lehtësimin e gjendjes ekonomike të qytetarëve dhe ndihmën thelbësore për të ringjallur ekonominë e Kosovës, e ku Prishtina është qyteti që luan rolin kryesor në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik. Me qeverisjen tonë, ne do të krijojmë efekt të menjëhershëm dhe afatgjatë. Faleminderit për mbështetjen e vazhdueshme për PDK-në.
#PDK134 #Rimëkëmbje #HoxhajKryeminister1 #arianamusliushoshi15