Musliu-Shoshi merr përkrahje në Polac dhe Lagjen 3: Vend i qëndresës dhe i njerëzve me zemër të madhe

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, qëndroi sot në fshatin Polac dhe Lagjen 3 të Skenderajt.
Në bashkëbisedim me qytetarë, Musliu-Shoshi pranoi mbështetje të madhe dhe kurajo për të vazhduar tutje në këtë proces të rëndësishëm.
Ajo pati mundësinë të flasë me qytetarë dhe të ndajë pikëpamje dhe ide të ndryshme për të ardhmen e vendit.
“Polaci dhe Lagjja 3 e Skenderajt, vend i qëndresës dhe i njerëzve me zemër të madhe! Mbështetja jua na jep forcën për të vazhduar këtë rrugëtim me përkushtim të plotë. Partia Demokratike e Kosovës ka qenë dhe do të mbetet zëri i qytetarëve, forca e qëndresës dhe e zhvillimit.
Faleminderit për besimin dhe përkrahjen e palëkundur! Së bashku me PDK-në, drejt fitores!”, u shpreh Musliu-Shoshi, pas takimit.
Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurtit, Musliu-Shoshi bartë numrin 18 në listën e PDK-së.