75 Mall Live Search
21:38 / E Hënë, 06 Janar 2025 / FR

Musliu-Shoshi merr përkrahje të fuqishme në fshatin e lindjes

Kandidatja për deputete në radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, gjatë ditës së sotme ka marur mbështetje të fuqishme nga bashkëvendësit e saj në Klinë rë Epërme.

Musliu-Shoshi, përmes një postimi në facebook është shprehur se përkushtuar që ky besim të mos mbetet vetëm fjalë, por të shndërrohet në punë konkrete për zhvillimin, dinjitetin dhe të ardhmen që meritojmë.

“Mbështetja e fuqishme që po marr nga ju, bashkëvendësit e mi të Klinës së Epërme, është më shumë se një motivim – është një zotim për të ardhmen tonë të përbashkët! Jam këtu, e bindur dhe e përkushtuar që ky besim të mos mbetet vetëm fjalë, por të shndërrohet në punë konkrete për zhvillimin, dinjitetin dhe të ardhmen që meritojmë!

Kjo rrugë është e jona – e të gjithëve që besojmë se ndryshimi i vërtetë fillon në zemrën e vendlindjes sonë! Faleminderit për përkrahjen tuaj të palëkundur – ju jeni forca ime! Le të ecim përpara, së bashku, drejt një të ardhmeje plot shpresë dhe mundësi!”, ka thënë Musliu-Shoshi./Indeksonline/