75 Mall Live Search
13:03 / E Enjte, 09 Janar 2025 / MSH

Musliu-Shoshi mikpritet në Han të Elezit, vlerëson lart punën e komunës dhe avancimin e projekteve

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, është takuar sot me kabinetin komunal të Hanit të Elezit, në krye me kryetarin Mehmet Ballazhi.

Pas takimit, Musliu-Shoshi u shpreh e lumtur për punën e palodhshme që po bën kjo komunë, duke vlerësuar avancimin e projekteve që drejtpërdrejt kanë ndikuar në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Hanit të Elezit.

“PDK-ja mbetet e përkushtuar për të ofruar zgjidhje konkrete, zhvillim ekonomik dhe mbështetje për çdo familje në këtë komunë dhe më gjerë”, u shpreh mes të tjerash Musliu-Shoshi.

Ky është postimi i plotë i saj:

Sot takova kryetarin e komunës, nënkryetarin, drejtoreshat dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal në Han të Elezit. E vlerësoj jashtëzakonisht punën e tyre të palodhshme dhe i përgëzoj për avancimin e projekteve që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Hanit të Elezit.

PDK-ja mbetet e përkushtuar për të ofruar zgjidhje konkrete, zhvillim ekonomik dhe mbështetje për çdo familje në këtë komunë dhe më gjerë.