75 Mall Live Search
12:07 / E Diele, 22 Gusht 2021 / LB

Musliu-Shoshi: Ndërtimi i Universitetit paralel serb në veri të Mitrovicës po bëhet në pajtim me kryeministrin

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi përmes një postimi në rrjetin e saj social në Facebook ka shkruar se ndërtimi i Universitetit paralel serb në veri të Mitrovicës po bëhet në pajtim me kyrministrin Albin Kurti.


Madje Musliu-Shoshi ka shkruar se Kurti është dijeni qysh nga fillimi i muajit korrik.


Postimi i plotë:


Ndërtimi i Universitetit paralel serb në veri të Mitrovicës po bëhet në pajtim me kryeministrin Albin Kurti.


Ai ishte në dijeni për ndërtimin e këtij Universiteti serb qysh në fillim të muajit korrik dhe këtë e ka konfirmuar në përgjigjen që ka dhënë në Kuvendin e Kosovës saktësisht me 7 korrik kur unë e pyeta për ndërtimin e këtij universiteti.


Mund ta dëgjoni më poshtë pyetjen time dhe përgjigjen e Albin Kurtit cili kur ishte në opozitë thoshte “Serbia nuk kalon”.