23:25 / E Mërkurë, 10 Shkurt 2021 / OSH

Musliu-Shoshi në Fushë Kosovë: PDK do të jetë adresë për re-vitalizimin e ekonomisë

Në Fushë Kosovë sot ka qëndruar kandidatja e PDK-së për deputete të Kuvendit Ariana Musliu-Shoshi. Ajo bashkë me bashkëpartiakët e saj, atje kanë premtuar se do të jenë forcë për ngritjen e ekonomisë duke përmendur se Fushë Kosova ka qenë njëri ndër qytetet që më së shumti është prekur nga pandemia.

“Fushë Kosova është qyteti me zhvillimin më të madh ekonomik që e ka goditur pandemia dhe dy qeveritë e fundit. Asnjë ndihmë qeveritare gjatë krizës pandemike nuk u ka ndihmuar thelbësisht. Për këtë arsye, qytetarët e kësaj komune do ta mbështesin PDK-në, të cilën gjatë qeverisjes do ta kenë adresë për re-vitalizimin e ekonomisë. #PDK134 #Rimëkëmbje #HoxhajKryeminister1 #arianamusliushoshi15”, ka shkruar ajo.