75 Mall Live Search
22:49 / E Hënë, 25 Prill 2022 / AR

Musliu Shoshi në KE, agjenda e diskutimeve zhvillimet e fundit në botë dhe rajon

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi po merr pjesë në punimet e Sesionit e Dytë Plenar të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Ajo ka njoftuar se ditëve në vazhdim do të marrin pjesë në punimet e Sesionit, në takime të komiteteve dhe grupeve politike.

Përveç saj, delegacioni është i përbërë edhe nga Besnik Tahiri dhe Enis Kervan.

Së bashku me delegacionin e Kuvendit të Kosovës po marrim pjesë në punimet e Sesionit e Dytë Plenar të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që zhvillohet nga data 25-29 prill 2022. Sot isha pjesë e takimit të Grupit të Grave në Asamble të Këshillit (Women@PACE) dhe në mbledhjen e Komitetit për Çështje Sociale, Shëndetësi dhe Zhvillim të Qëndrueshëm.Ditëve në vazhdim do të marrim pjesë në punimet e Sesionit, në takime të komiteteve dhe grupeve politike. Agjendë e diskutimeve janë zhvillimet e fundit në botë dhe rajon“, ka shkruar ajo./Indeksonline/