11:27 / E Shtunë, 23 Janar 2021 / OSH

Musliu-Shoshi në Obiliq: Plani i PDK-së për RIMËKËMBJE, do t’i mbështesë e fuqizojë gratë dhe vajzat

Kandidatja e PDK-së për deputet me numër 15, Ariana Musliu-Shoshi gjatë ditës së djeshme ishte në qytetin e Obiliqit.

Musliu-Shoshi në postimin e bërë në Facebook u shprehë se plani i PDK-së për rimëkëmbje do t’i mbështes dhe fuqizojë gratë dhe vajzat, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Sonte gjetëm mikpritje të ngrohtë në Obiliq. U takuam me gratë dhe vajzat e këtij qyteti, nga të cilat morëm përkrahje për ta mbështetur PDK-në në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Plani i PDK-së për RIMËKËMBJE, do t’i mbështesë e fuqizojë gratë dhe vajzat, të cilat janë goditur nga politikat e dobëta të të dy qeverive të fundit. Gratë dhe vajzat e Obiliqit meritojnë më mirë dhe më shumë se sa i’u është ofruar.Bashkë për rimëkëmbjen, bashkë për Kosovën!