Musliu-Shoshi: Në qeveritë e kaluara me Bedri Hamzën ministër të financave nuk ka kalu vetëm një amandament i opozitës po me shumicë

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka hedhur kritika ndaj partisë në pushtet lidhur me mos kalimin e amandamenteve.
Sipas Musliu-Shoshit në qeveritë e kaluara me Bedri Hamzën ministër të financave nuk ka kalu vetëm një amdament i opozitës po me shumicë.
‘’Në qeveritë e kaluara me Bedri Hamzën ministër të financave nuk ka kalu vetëm një amdament i opozitës po me shumicë. Për ne të gjithë qytetarët kanë qenë dhe janë të barabartë’’ ka thënë Musliu-Shoshi.
Musliu-Shoshi në seancën e sotme ka paraqitur 20 amandamente por që ato nuk kanë kaluar pasi janë refuzuar nga partia në pushtet./Indeksonline/