75 Mall Live Search
16:33 / E Hënë, 30 Shtator 2024 / FR

Musliu-Shoshi në Strasburg, merr pjesë në sesionin vjeshtor të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës

Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Ariana-Musliu-Shoshi, po mer pjesë në sesionin vjeshtor të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që zhvillohet në Strasburg.

Musliu-Shoshi, përmes një postimi në facebook, njoftoi se në këtë sesion do të ketë takime të grupeve politike, komiteteve, dhe sesioni plenar ku do të trajtohen debate lidhur me Azerbajgjanin, Ukrainë dhe Gaza.

Në këtë sesion do të diskutohet edhe për “Propagandën dhe Lirinë e informacionit në Evropë”.

“Sesionit do të i adresohet Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës dhe  Ministri i Punëve të Jashtme të Lituanisë dhe njëherit President i Komitetit të Ministrave!

Për të dy personalitet kam parashtruar edhe pyetje të cilat, nëse më vjen radha të flas do të i ndaj me ju”, ka njoftuar Musliu-Shoshi./Indeksonline/